Gjendet në Kinë një vezë 2 mijë vjeçare

Në rajonin Guicou në jugperëndim të Kinës gjendet një vezë 2 mijë vjeçare. Sipas lajmit të agjencisë Shinhua, në rajonin ku janë gjendur rrënojat historike që i përkasin Dinastisë Han, theksohet se ekipet e ekspertëve të gërmimeve kanë gjetur brenda një varri një vezë e cila përcaktohet se është 2 mijë vjeçare. Ekspertët, sipas raportimeve të AA, pasi kanë pastruar dheun mbi vezën kanë njoftuar se sipas madhësisë dhe formës ajo i ngjan vezës së pulës dhe kanë theksuar se për herë të parë është gjendur një vezë mes rrënojave historike në rajonin Guicou. Ekspertët të cilët kanë vënë në dukje se populli në periudhën e dinastisë Shang dhe Cou para dinastisë Han preferonin të varroseshin me sendet me vlerë prej bronzi, ndërsa përsa i përket dinastisë Han ata preferonin të varroseshin me sende që përdoreshin në jetën e përditshme. Ndërsa theksohet se është e nevojshme për më shumë kohë për të kryer ekzaminimet se si veza ka “mbijetuar” deri në këtë kohë pa e prishur formën e saj. Dinastia Han, ka patur sundimin e saj mes 202- 220 para erës së re.

SHKARKO APP