Gjendet piktura 500-vjeçare e vjedhur në Itali, muzeu nuk ishte në dijeni se mungonte
Një pikturë 500-vjeçare e vjetër që ishte vjedhur në një muze në Itali, është gjetur në një apartament në një qytet jugor të Italisë.
Punonjësit e muzeut “San Domenico Maggiore” nuk ishin fare në dijeni se portreti i Krishtit që besohet se është pikturuar nga një student i Leonardo Da Vincit, mungonte.
Sipas policisë italiane, një informacion i çoi ata drejt banesës ku ndodhej piktura dhe ajo u gjet në një dollap.
Ndërsa pronari 36 vjeçar i apartamentit është arrestuar nën dyshimin për pranim të mallrave të vjedhura.
Muzeu së cilit i përket piktura ishte mbyllur për disa kohë për shkak të masave të koronavirusit. /abcnews.al