Gjeniu 11 vjeçar i sapodiplomuar befason me deklaratën e tij: Do vërtetoj ekzistencën e zotit

William Maillis, 11 vjeç, sapo është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Florida.

“Jam plotësisht i magjepsur me këtë djalë dhe me punën e tij”, tha Dr. Tonjua Williams, President i Universitetit. “Ky djalë është shumë i shkëlqyer”.

Djaloshi mbaroi shkollën e mesme kur ishte vetëm 9 vjeç dhe prindërit e tij thanë se ai ishte gjithmonë “përpara kohe”. Për dy vjet ai tashmë zotëron matematikën themelore, e pothuajse plotësisht algjebrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Secili merr një dhuratë nga Zoti. Dhurata ime ishte shkenca dhe historia”, tha djaloshi pas marrjes së diplomës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe çfarë ndodh në jetën e këtij gjeniu të ri? Edukimi i vazhdueshëm në Universitetin e Floridës së Jugut, ku po largohet muajin e ardhshëm.

“Dua të jem astrofizikan që t’u provojë njerëzve, nëpërmjet shkencës se Zoti ekziston”, tha 11-vjeçari.

Plani i tij është që të marrë një doktoraturë në moshën 18-vjeçare…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?