Gjithçka që mendojnë meshkujt kur shohin një vajzë brune dhe pse
Filmi i Marilyn Monroe kishte titullin “Meshkujt preferojnë bjondet” por studimet kanë hedhur poshtë këtë konstatim.
Universiteti i Westminster bëri një studim ku në një club nate dërgoi të njëjtën femër, njëherë me flokë brune, më pas me flokë bionde dhe më pas me flokë të kuqe, për të parë se sa meshkuj do të tërhiqte ajo dhe sa do të ndikonte ngjyra e flokëve në këtë rast.
“DailyMail” shkruan se meshkujt e kishin ‘gjuajtur’ më shumë në momentin që kishte pasur flokët bjondë, por e kishin ftuar për t’u njohur më tej në rastin kur kishte flokët e errët.
Kërkuesi shkencor Viren Swami shpjegoi se ky studim nuk u bë që brunet të idealizohen tashmë nga moda dhe të preferohen më shumë për reklama por për të parë se si tërhiqen meshkujt bazuar vetëm në ngjyrën e flokëve të një femre. Vajza vazhdoi më tej me studimin dhe pikërisht me flokët e errët ishte e rrethuar nga meshkuj të cilët e shikonin si një vajzë inteligjente, e denjë për një familje kurse me flokët bjondë dhe të kuqe meshkujve u jepte përshtypjen e një vajze shumë seksi për t’u argëtuar dhe për të kaluar natën me të.
Pra sipas rezultateve të këtij studimi të botuar në revistën “Journal of Psychology”, meshkujt kur shohin një vajzë brune mendojnë se ato janë misterioze dhe është ngjyra e errët e flokëve që ua jep atyre këtë përshtypje.
Meshkujt medojnë se brunet ecin me bukurinë e tyre si nata, pasi flokët e errët e thithin dritën. Të pyetur se çfarë mendojnë gjatë një takimi me një brune meshkujt u përgjigjën se nuk e mendojnë direkt ta çojnë në shtrat. Për ta brunet kanë më shumë tërheqje edhe në bisedë, për të folur në lidhje me jetën dhe plane afatgjatë. Kujtojmë që shumë personazhë të famshëm që kanë qenë bjondë në rininë e tyre në momentin që janë martuar apo janë bërë edhe me fëmijë janë bërë brune. Ndoshta me këtë duan të vërtetojnë një ndryshim thelbësor në jetën e tyre, teksa kanë lënë pas aventurat.
Kujtojmë këtu AnnaLynne McCord dhe Louise Redknapp. Gjithsesi femrat janë shumë të bukura çfarë do ngjyre të vendosin ato t’i lyejnë flokët. Në fund të fundit është karakteri ai ku duhet të bazohemi kur njohim një person dhe jo tek puna disa orëshe e një parukieri që thjesht ndërroi ngjyrën e flokëve.