Gjuetarit i ndodh tragjedia! Donte të vriste drerin, por vdes vetë
Një gjuetar 66-vjeçar humbi jetën pak minuta pasi qëlloi me armë drerin. Kur shkoi të shihte nëse e kishte vrarë, kafsha u tregua e zgjuar dhe e sulmoi duke i marrë jetën.
Zyrtarët konfirmuan se Thomas Alexander vdiq të martën pranë Yelleville, Arkansas.
“Kam punuar për komisionin “Luaj dhe Peshko” prej 20 vitesh dhe është një prej gjërave më të cuditshme që ka ndodhur”, tha zëdhënësi i agjensisë për Keith Stephens.
Sipas tij, Alexander ra pre e kurthit të drerit që bëri sikur kishte ngordhur dhe u ngriti ta sulmonte.
“Nuk e di sa kohë e la të shtrirë, por u ngrit që të sigurohej që kafsha kishte ngordhur. Dhe mesa duket, ishte gjallë”, përfundoi ai.