Gjumi forcon imunitetin dhe ndihmon në luftën ndaj Covid-19
Në kohën e Covid-19 dhe stresit të shtuar që shumica prej nesh po kalon, orët tona biologjike dhe aftësia për të fjetur mund të çrregullohen.
Hulumtimet e reja kanë treguar që prishja e gjumit mund të lërë sistemin tonë imunitar të komprometuar dhe më të prirur ndaj infektimit.
Në janar, përpara se dikush prej nesh t’i kushtonte vëmendje të madhe Covid-19, Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA, sponsorizoi një takim ndërkombëtar për këtë temë, duke nënvizuar përdorimin e mundshëm klinik të gjumit, në rregullimin e imunitetit tonë.
Sistemi imunitar është mbrojtja e trupit kundër infeksioneve, duke na siguruar shtresa të shumta mbrojtjeje.
Shtresa më e lartë e lëkurës përbëhet nga qeliza të ngordhura që formojnë një pengesë të dendur fizike, për t’i rezistuar çdo sulmi nga jashtë.
Por, cila është lidhja midis sistemit imunitar dhe orës së trupit?
E ashtuquajtura ora trupore 24-orëshe, ose ritmi rrethanor, na udhëzon se kur është koha më e mirë për të fjetur, ngrënë, menduar dhe ndërmarrë shumë detyra thelbësore biologjike.
Ky rregullim ditor na lejon të performojmë në mënyrën më të mirë në një botë dinamike, duke “rregulluar” mirë biologjinë tonë ndaj kërkesave të larmishme, të imponuara nga cikli 24-orësh
Ora biologjike ka një ndikim të madh në përgjigjet tona imune.