Götz: “Vazhdimisht shpiken droga të reja”

 

Problem i madh janë dhe drogat sintetike. Vështirësia me to është se vazhdimisht shpiken substanca të reja.

 

Në Evropë ka sot një situatë shumë të komplikuar në tregu e drogës dhe vazhdimisht shpiken droga të reja. Wolfgang Götz, shefi i Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA), thotë në intervistë me DW: "Çfarë më shqetëson vërtet aktualisht është për shembull pastërtia dhe fuqia e shumë substancave që janë aktualisht në treg. Janë kryesisht substanca që në gjuhën e popullit quhen si droga si të buta, si kanabis apo ecstasy."

Götz thotë se deri para dy vjetësh, shumica e njerëzve që nisnin një terapi për droga, ishin konsumatorë të heroinës, tani ata janë përdorues të kanabisit. Gjithnjë e më shpesh në Evropë po ndodh që tek urgjenca vijnë pacientë që përdorin vetëm kanabis. Arsyeja për këtë është se fuqia e produkteve të sotme të kanabisit është rritur pjesërisht shumë. Por shumicën e shpenzimeve për sistemin shëndetësor dhe për shoqërinë i shkakton heroina.

Wolfgang Götz, shefi i Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA)

Wolfgang Götz, shefi i Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA)

Drogat sintetike

Problem i madh janë edhe drogat sintetike. Vështirësia me to është se këto substanca si rregull nuk ndalohen menjëherë. Pra papritur del një molekulë, që nuk gjendet në asnjë nga listat tona, dhe për këtë arsye nuk është e ndaluar për t'u shpërndarë në formë tabletash ose pluhuri. Ne e marrin vesh që kemi të bëjmë me droga vetëm kur dikush përfundon tek urgjenca e spitalit, kur punonjësit socialë na sjellin ndonjë pilulë për ta analizuar, ose në raste konfiskimi nga policia nën supozimin se ato janë ecstasy.

Pastaj fillon puna e Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësinë nga Drogat, e cila nëpërmjet rrjetit të saj në vende të ndryshme përpiqet të gjejë se në cilat vende tregtohet kjo substancë. "Shpesh konstatojmë se nuk ka vetëm konsumues të drogës që përfundojnë te urgjenca, por edhe raste vdekjeje. Ne natyrisht që bëhemi aktivë në raste të tilla, por para se të mund të marrin masa, kemi si rregull 20 deri në 30 të vdekur.

Interneti si treg

Interneti është kthyer sot në treg për tregtinë e drogave. "Ne dimë, për shembull, 650 dyqane online që shesin droga ilegale në Evropë. Dhe në qoftë se dyqani ose faqja e internetit gjendet diku në një ishull ekzotik, atëherë do të thotë që drogat dërgohen në Gjermani apo nga Gjermania. "Por nuk ekziston vetëm i ashtuquajturi rrjet sipërfaqësor (surface-net) që gjendet me anë të Google, por edhe tregu i zi (darknet), ku punohet me shifrim dhe ku është shumë e vështirë për të depërtuar. Dhe në rast se paguhet me bitcoins apo "para" të ngjashme elektronike, është jashtëzakonisht e vështirë për t'i ndjekur." thotë Wolfgang Götz.

Europoli ka krijuar vitin e kaluar pikërisht për këtë një qendër të krimit kibernetik, e cila merret me përndjekjen dhe identifikiminin e proceseve të tilla. Javën e kaluar u dënua me burgim të përjetshëm në SHBA themeluesi i Silk Road – rrjeti i parë dhe më i madh. Pra po bëhet diçka, por përndjekja është shumë e vështirë sepse edhe në anë tjetër, pra tek tregtarët e drogave, punojnë profesionistë.

SHKARKO APP