Gra shtatzëna dhe fëmijë vriten në masakrën fisnore

Fëmijë dhe gra shtatzëna janë në mesin e të vrarëve në një masakër fisnore në Highlands në Papua New Guinea.

Të paktën 24 persona konfirmohen se kanë vdekur në një përplasje të dhunshme mes fiseve rivale gjatë disa ditëve në provincën Hela.

Kryeministri James Marape e konsideroi lajmin një nga ditët të trishta të jetës së tij, duke premtuar se do i gjejë autorët.

Kjo është një nga shpërthimet më të këqija të dhunës fisnore në vend për vite.

Motivi i vrasjeve ende nuk dihet. Megjithatë, për më shumë se 20 vjet në rajon kanë ndodhur përplasje ku përfshihen klane të shumëfishta.

Deri tani janë 24 të vdekur por numri pritet të rritet.

Të dielën, shtatë persona, katër burra dhe tre gra, u vranë në fshatin Munima.

Pastaj të hënën, 16 gra dhe fëmijë u vranë në fshatin Karida. Dy nga gratë ishin shtatzënë.

SHKARKO APP