Grafiti që përcjell mesazh universal në këto ditë festash…
Disa janë të lumtur, disa kanë gjetur një dashuri të re, të tjerë kanë humbur një person që e donin shumë, të tjerë janë larg familjes e do të dëshironin të ishin pranë tyre, të tjerë enden rrugëve pasi nuk kanë një strehë ku të fusin kokën. Të gjithë i përjetojnë festat ndryshe. Por atmosfera e dritave sjell pozitivitet edhe tek njerëzit më të zymtë.
Për fëmijët figura e Babagjyshit është shumë e shenjtë, pasi e konsiderojnë is plotësuesin e dëshirave të mëdha të tyre, me mjekër të bardhë si bora e me thesin e mbushur me dhurata. Disa mjaftohen me një fjalë të ëmbël e shumë të tjerë duan një dhuratë të shtrenjtë.
Të gjithë mund të kthehen në ‘Babagjysh’ në një moment të caktuar, pasi ne po të duam e kemi mundësinë të bejmë të lumtur një njeri që na do apo e duam shumë. Një garfiti po bën xhiron e botës, që paraqet dy drerë duke fluturuar mes yjesh. Por e veçanta e grafitit është se artisti ka zgjedhur që dy drerët të vizatohen para një stoli ku fle një i pastrehë në Birmingham.
Në stol kanë patur mundësi edhe të tjerë që të shkrepin foto në grafitin bardh e zi të shoqëruar me yje. “Zoti e bekoftë Birminghamin. Ne e filmuam Ryan për 20 minuta, duke i dhënë një pije të nxehtë, dy çokollata dhe një çakmak, pa kërkuar kurrë asgjë”, ka shkruar artisti Bansky. Deri tani videoja është parë nga rreth 3 milionë njerëz në të gjithë botën.