Gratë do të lejohen të bëjnë abortin në shtëpi
Gratë në Angli do të lejohen të marin një pilulë aborti vetë në shtëpi. Ky vendim do të hyjë në fuqi në fund të këtij viti.
Sistemi aktual i bën gratë, të cilat i japin fund shtatzënisë gjatë dhjetë javëve të para, të marrin dy pilula nëpër klinika që mund të jenë edhe 48 orë larg. Por kjo mund t’i dëmtojë këto gra, duke menduar rrugës për në shtëpi për abortin. Kjo gjë do të shmanget pas planit të qeverisë që këto gra të marri pilulën në shtëpi.
Shefi i Mjekësisë, Profesor Dame Sally Davies, tha: ”Aborti mund të jetë një përvojë e vështirë, prandaj është e rëndësishme që gratë të ndjehen të sigurta dhe sa më rehat që të jetë e mundur”.