Gruaja gjen 1 miliard dollarë në llogari dhe bie në hall me bankën: Kisha vetëm 20 $
Një grua amerikane, teksa ka tërhequr 20 $ nga një ATM, zbuloi se në llogari, kishte plot 1 miliard dollar.
Julia Yonkowski, është habitur kur ka parë këtë shifër, që do të thotë, se e kthente atë në personin e 615 më të pasur në SHBA. Por gruaja, nuk është gëzuar për këtë ‘dhuratë’, përkundrazi është përpjekur me të gjitha mënyrat që ato t’i largohen nga llogaria.
“U tmerrova. E di që shumë njerëz do të mendojnë se jam budallaqe, se më ka rënë lotaria, por unë u tmerrova. Doja të tërhiqja 20 dollarë, por bankomati më tha që do të kaloja në “overdraft”, kështu që e lashë fare.
Nuk tërhoqa, por vendosa të kontrolloj balancën time. Shtanga kur pashë 1 miliard aty. Kam lexuar për njerëz që i kanë marrë, por pastaj janë detyruar që t’i kthejnë. Unë nuk do t’i merrja kurrë, pasi nuk janë paratë e mia”, tregon Julia.