Gruaja mashtroi se vuante nga kanceri për para

Një grua në Australi është arrestuar pasi ka marrë 55 mijë dollarë nga një faqe për mbledhjen e fondeve duke mashtruar se vuan nga kanceri.

Lucy Wieland përdori rrjetet sociale për të treguar disa dokumente të rreme të trajtimit të kancerit të vezoreve. Ajo hapi një llogari në “GoFundMe” për të kërkuar ndihmë financiare pasi nuk përballonte koston e lartë të trajtimeve.

Mashtrimi i 27-vjeçares u zbulua nga një person që do të dhuronte para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia tha se ajo ka kryer shkelje të besimit publik. Imazhet e saj në rrjete sociale përfshijnë pajisje mjekësore si maska oksigjeni dhe paterica. Nuk është e qartë se kush është pranë saj në foto dhe nëse dikush e ka ndihmuar për të kryer këtë mashtrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dënimi i saj do të jepet në dhjetor pasi po zhvillohen ende hetime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?