Gruaja që nuk jetoi as 5 minuta, pas vdekjes të së bijës
Vajza e Simona De Moor papritmas ndërroi jetë pas një operacioni rutinë.
Brenda pesë minutash, nëna e saj 85-vjeçare vendosi të kryente një vetëvrasje të asistuar, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar pikëllimin e saj.
Në një episod të një emisioni australian të qujtur Dateline, i cili transmetohet të martën në mbrëmje, gazetari Brett Mason ka ndjekur udhëtimin e gruas belge deri në çastin kur ajo i jep fund jetës së saj.
Bashkëshorti i saj, Joss vdiq për shkak të kancerit në zorrën e trashë, kur ai ishte 74 vjeç dhe ajo e kujton atë si “një në 1000”. “Ai ishte një engjëll”, tha Simona, tregon Brett Mason.
Simona dhe vajza e saj Vivienne u bënë të pandashme pas vdekjes së Joss duke kryer udhëtime së bashku dhe duke u munduar të kalonin sa më shumë kohë me njëra-tjetrën. Raporti i tyre kishte qenë përherë tepër i ngushtë, por ato nënë e bijë u lidhën edhe më shumë pas njëra-tjetrës. Dukej se gjërat po shkonin mirë, derisa tragjedia e vërtetë goditi në momentin kur Vivienne vdiq nga një atak në zemër para ditëlindjes së saj të 58-të, pas një operacioni rutinë dhe të zakonshëm. Tashmë, pas dy vdekjesh dhimbja ishte shumë e madhe për Simona.
“Unë nuk kam asnjë arsye për të jetuar më, hidhërimi është dhimbje e padurueshme”, ishte shprehur ajo, sipas z.Mason.
Nuk dua të shkoj në shtëpi, kishte vazhduar më tej e moshuara.
Vetëm pak minuta vonë ajo e kishte marrë vendimin se çfarë dëshirontë të bënte. Eutanazia ishte ajo çfarë kishte vendosur e moshuara. Dukej se nuk kishte kthim pas, për më tepër në një vend ku eutanazia është e ligjshme, madje edhe për fëmijët e shëndetshëm. Në këtë mënyrë edhe gjërat ishin më të thjeshta.
Pasi ajo e kishte ndarë mendjen e saj, askush nuk mund të ndërhynte në vendimin e marrë tashmë. Ishte një vendim i Simone dhe ajo e mori vetë, pa u konsultuar me askënd, tregon gazetari.
Për disa njerëz në Belgjikë, procesi i eutanazisë mund të marrë vetëm disa javë kohë, por në rastin e Simone zgjati plot 3 muaj. E veja vdiq më 22 qershor, kur doktor Van Hoey, i njohur si një ndër“avokatët” kryesor të vetëvrasjes në Belgjikë, kreu procesin.
Miqtë e ngushtë të familjes së Simona ishin aty kur ajo vendosi ti jepte fund jetës.
“Dukej e qetë dhe sikur të ishte pikërisht ajo çfarë Simona kishte kërkuar”, tregon z.Mason. Megjithatë, përvoja nuk ishte aq e lehtë për gazetarin e SBS.
“Kjo ishte, pa dyshim, dita më e vështirë që kam pasur si gazetar”, tha ai për Daily Mail në Australi.
“Si një korrespondent i huaj, unë kam parë shumë njerëz të cilët vdesin. Po ashtu kam dëshmuar plot here momentet e tyre të fundit. Të gjithë ata njerëz, më kujtohet shumë qartë, nuk duan të vdesin. Ata kishin diçka për të jetuar, diçka që kishin frikë të humbur. Çfarë kam kuptuar me shumë, ishte se pavarësisht se ajo ishte në shëndet të mirë fizik, Simona mendonte se ajo nuk kishte asgjë dhe askënd në jetën e saj, që të mund të jetonte”, tregon Mason, gazetari i SBS-së.
Përgatiti: S.L