FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gruaja realizon ëndrrën, bëhet nënë 61 vjeçe

Një grua është bërë nënë në moshën 61-vjeçare. Pas shumë vitesh përpjekje ëndërra e saj më në fund është bërë realitet.

Ajo quhet Ana Maria Pontelo Moreira dhe profesioni i saj është asistente infermiere. Gruaja e cila jeton në jug të Brazilit kishte pesë vite që kishte nisur trajtimin me fekondim in vitro, por disa herë nuk kishte pasur rezultat.

Ana pasi ishte ndarë nga bashkëshorti kishte kërkuar të adoptonte një fëmijë, por nuk kishte mundur ndaj kishte vendosur t’i nështrohej trajtimit in vitro më pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spermën ajo e ka marrë nga një bankë dhuruesish, pasi pas ndarjes nga burri nuk ka pasur partner. Djali që ajo ka sjellë në jete quhet Ian, peshonte 3.4 kilogramë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gruaja ka thënë: Shpresoj që historia të jetë frymëzim për njerëz të tjerë. E di që ka gra në moshë që duan të bëhen nëna, por janë të frikësuara. Unë përmbusha ëndrrën time. Trajtimi nuk ishte i lehtë, sepse m’u desh të merrja hormone, kushton shumë dhe kishte shumë njerëz që nuk kishin besim. Jam shumë e lumtur.’’

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?