Gruaja zhvishet për të shpëtuar koalën nga flakët

Një video ku një grua vrapon të shpëtojë një koala nga flakët në Australi është bërë virale në rrjetet sociale. Gruaja, e cila është identifikuar si Toni Doherty, në një moment heq këmishën e saj për të mbështjellë kafshën e vogël, e cila sipas CNN është ende duke u kuruar për plagët e marra dhe vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

“E pashë teksa u fut vetë mes flakëve dhe menjëherë dola nga makina për ta kapur”, tha ajo për mediat australiane.

https://www.instagram.com/p/B5FuWFaApuZ/

Mijëra hektarë sipërfaqe nga habitati i koalave janë përfshirë nga flakët në Australi dhe sipas ekspertëve e ardhmja e kësaj kafshe është në rrezik. Deri tani besohet se 300 koala kanë ngordhur nga flakët.

Kushtet e motit kanë bërë që zjarret të “pushtojnë” Nju Sauth Uellsin, ku më shumë se 570 shtëpi janë shkatërruar. Deri tani është shkatërruar më shumë tokë nga flakët se sa gjithë sezoni i zjarreve vitin e kaluar. Dhe me verën që nis zyrtarisht në 1 dhjetor në Australi, frika është se gjërat mund të përkeqësohen.

SHKARKO APP