Guida e Ekonomisë -Çfarë është ekonomia botërore?

Në shumë mënyra, ne jemi pjesë e ekonomisë botërore! Kur ne pijmë kafenë e importuar në mëngjes, kur përdorim një CD të prodhuar jashtë ose kur shkojmë me pushime, ne po marrim pjesë në rritjen e botës së tregtisë dhe financës ndërkombëtare.

Dhe nuk është vetëm si konsumator i të mirave materiale dhe i shërbimeve të huaja që ne jemi pjesë e ekonomisë botërore. Paratë që fondi ynë i pensioneve apo dhurimet e parave për shkollim që fitohen nga investimet globale mund të jetë realisht duke paguar për pensionin tonë apo për ndërtime të reja në kampuse universitare.

Investimet e huaja në prona apo në kompani vendase mund të garantojnë punët e kërkuara për miqtë tanë dhe familjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri edhe sportisti vendas që ka nënshkruar një kontratë për të luajtur jashtë është pjesë e zgjerimit të ekonomisë globale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekonomia botërore konsiston në të gjitha këtë interaktivitet mes njerëzve, biznesve dhe qeverisë që tejkalon kufinjtë ndërkombëtarë, madje edhe ato legalë. Nëse ne blejmë drogë, ose i bashkohemi luftës kundër drogës duke asistuar fermerët latino-amerikanë për të zëvëndësuar me bimë ushqimore ato të kokainës, ne bëhemi pjesë e ekonomisë botërore.

Ne e përdorim gjithashtu ekonominë botërore për të arritur objektiva specifike politike ose ekologjike,  kur ne vendosim sanksione ekonomike për të luftuar abuzimet që bëhen me të drejtat e njeriut ose për të ndaluar vrasjen e paligjshme të specieve të zhdukura në vendet e tjera.

Praktikisht, çfarëdo që kalon përtej kufinjve, qofshin ato të mira materiale, shërbime apo fonde, janë pjesë e ekonomisë botërore.  Importet e ushqimeve, eksportet e automjeteve, investimet globale, deri edhe shërbimet si filmat apo turizmi, i shërbejnë secilës ekonomi ndërkombëtare të një vendi.

Pershtati në shqip: SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?