Guri i Gjatë, monumenti natyror i veçantë në Mat

Guri i Gjatë ndodhet në afërsi të fshatit Urxall në Njësinë Administrative Derjan, të rrethit Mat. Pamja e këtij masivi shkëmbor është tejet e veçantë dhe për këtë arsye cilësohet si një monument natyror.
Ai ndodhet në një lartësi mbi 600 m mbi nivelin e detit dhe është një gurë ranor me formën e një mullari të stërzgjatur.
Ka një lartësi prej 20 m. Sipas ekspertëve të Agjencisë Kombëtare të Zonave të mbrojtura, ky Monument është formuar nga procesi i gërryerjes nga agjentët atmosferikë dhe mbart të gjitha vlerat shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, ekologjike dhe kulturore për të cilat ai ka marrë statusin Monument Natyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?