Habit Alfred Cako: Tani do të jetojmë nga 600 vite. Në Elbasan u gjetën trupa nga 6-7 metra të gjatë

I ftuar në ABC News, konspiracionisti Alfred Cako ka folur për “ciklin e artë” në të cilin gjendet tani njerëzimi. Ky cikël do të bëjë sipas tij që njerëzit të kenë trup më të gjatë dhe të jetojnë për qindra vite.

“Janë katër periudha të ciklit diellor për njeriun. Periudha e hekurit, e bakrit, argjendit dhe e arta. Tani jemi në periudhën e artë, që ëshjtë një periudhë 4 mijë vjeçare dhe njerëzit do të jetojnë më gjatë dhe do të kenë trup më të gjatë.  Fëmija im do të jetë më i gjatë se unë, etj”,- tha ai, duke shtuar se për këtë cikël flet edhe Homeri.

“Flet Homeri për shembull për njerëz që kanë jetuar nga 600-700 vjet apo për trupa të gjatë. Ke mbetje të njerëzve 7 metra kudo në botë. Edhe këtu janë gjetur skelete nga 6-7 metra. Janë gjetur në Elbasan këto skelete. Por, i fshehin nuk duan që të dalin. Historia është e manipuluar dhe e fshehur.  Për shembull, periudha e Kalit të Madh, rreth 200 vite është fshehur nga kalendari.  Tani duhej të ishim në vitin 2 200 dhe jemi në 2 000“, u shpreh ai.

SHKARKO APP