“Hajdeni jetoni me mua”, milioneri gjerman kërkon 10 persona t’i bëjnë shoqëri në super vilën e tij

Milioneri gjerman Karl Reipen kërkon 10 persona, që të jetojnë me të në një nga pronat e tij, Zelandën të Re. Arsyeja e kësaj lëvizjeje është shoqëria, sepse ndihet shumë i vetmuar.

Vilën e tij që ndodhet në Zelandë, ai e përshkruan si parajsa në tokë. Vetëm gjatë kësaj jave, ai e ka publikuar dy herë në gazetat lokale njoftimin se kërkon 10 persona t’i bëjnë shoqëri, por lajmi ka marrë dhenë.

Prona e tij ka vlerë e 8,5 milionë dollarëve dhe aty ka edhe disa stalla.

Ai ka thënë: “Mund të kënaqen gjatë shëtitjeve, peshkim, shopping, lundrim me kajak, not apo vizitimin e kafshëve. Nëse jeni të interesuar të jetoni në një grup njerëzish interesantë, hajdeni jetoni me mua.’’

Personat që do të pranojnë të jetojnë me të nuk do të paguhen, por do të kenë përfitime të tjera sipas asaj që ka thënë milioneri gjerman.

SHKARKO APP