Hamasi: Delfinë spiunë nga Izraeli, e kapëm një
Hamas beson se ka kapur sistemin më të sofistikuar të inteligjencës izraelite, një delfin spiun.
Ky lajm bëhet i ditur nga një artikull i gazetës palestineze "Al-Quds" .
“Izraeli jo vetëm që nuk i ndal sulmet e përgjakshme ndaj rripit të Gazës, – shkruhej në artikullin në gjuhën arabe, – por tani po përdor edhe një kafshë ujore, delfinin, i cili njihet për miqësinë e tij me njerëzit, për operacione që synojnë të vrasin Komandot Detare të Brigadës Qassam”, – raporton CNN.