Hani vetëm 6 orë në ditë për të jetuar më gjatë!

Të ndërprisni ushqimin për 16 deri në 18 orë mund të jetë çelësi i trajtimit të një sërë problemeve me shëndetin. Edhe nëse kjo konsiston tek përpjekjet tuaja të vazhdueshme për t’u mësuar me ndjesinë e urisë.

Studime të kryera në “The New England Journal of Medicine”, sugjerojnë se Intermittent Fasting (IF) (një model i ushqyerjes, që realizohet në cikle midis të ngrënit dhe agjërimit) mund të ndihmojë në problemet me tensionin, humbjen në peshë dhe mbi të gjitha zgjatjen e jetës.

Të tilla studime e përshkruajnë metodën e agjërimit si metodë që parandalon ose trajton obezitetin, kancerin, diabetin dhe problemet me zemrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në çfarë konsiston kjo metodë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju mund të konsumoni ushqim 6 ose 8 orë të ditës dhe të ndaloni së ngrëni për 16-18 orë të tjera. Gjithsesi, duke qenë se kërkimi është ende në fillimet e tij, ekspertët janë duke monitoruar pacientët gjatë këtij modeli të ushqyerjes.

Metoda të tjera të (IF)

-Metoda 16/8: konsiston në konsumimin e ushqimit përgjatë 8 orëve dhe ndërprerjen e tij për 16 orët në vijim. Pra, hani mjaftushëm nga ora 13:00 – 21:00 pastaj agjëroni për 16 orë.

– Metoda “ha-ndalo-ha”: përfshin agjërimin për 24 orë; hani për shembull në drekë dhe më pas hani sërish drekën e ditës tjetër.

– Metoda 5:2: bazuar në këtë metodë, konsumoni 500-600 kaloni gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe më pas hani normalisht 5 ditët e tjera të javës.

Metoda 16/8 është më e përhapura, pasi njerëzit e kanë më të lehtë të përshtaten.

Sidoqoftë një metodë e tillë nuk është e rekomandueshme për të gjithë, veçanërisht për ata njerëz që kanë probleme me çrregullimin e të ushqyerit. Prandaj, është e rëndësishme që para se ta shndërroni në stil jetese, të konsultoheni me mjekun.

Burimi: CNN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?