Hapi kutinë me fasule të pjekura, gjeti vetëm një kokërr brenda
Një klient është shokuar kur ka hapur një kuti me fasule të cilat i kishte blerë në market. Steve Smith shpresoi të hante një vakt të shpejtë, por gjeti vetëm një kokërr fasule.
41-vjecari po kërkonte fasulet, por kutia e paketuar kishte vetëm salcë.
“U ktheva vonë nga një mbledhje dhe doja pak ushqim. Hapa kutinë dhe gjeta një kokërr fasule. E zbraza kutinë dhe gjeta vetëm një fasule. Mendova se është dicka qesharake, por më zemëroi”, tha ai.
Për të shuar urinë, ai u detyrua që të skuqte me shpejtësi një vezë.