Harresa është shenjë e lartë e inteligjencës

Sipas shkencëtarëve nëse harroni ju keni një nivel të lartë të inteligjencës.

Duke u bazuar në disa studime të bëra në Universitetin e Torontos, thuhet se nga memoria e fortë shkaktohet edhe harresa, gjë që ndihmon në nivelin e inteligjencës tuaj, raporton “indy100”.

Profesori Blake Richland tha se është e nevojshme që truri ti harroj disa detaje të vogla që do ju ndihmojnë të merrni vendime të rëndësishme.

Profesori Richards dhe Paul Frankland propozuan se është mirë që memoria ti limitojë gjërat e pa rëndësishme dhe të harrohen ato sepse duhet krijuar një dhomë për vendime më të rëndësishme në jetë.

Për shembull truri ynë harron detaje specifike në lidhje me një ngjarje të kaluar, por prapë kujton një fotografi më të madhe. Studiuesit besojnë se kjo na lejon të përgjithësojmë më mirë përvojat e mëparshme, në krahasim me dikë që mund të kujtojë më shumë detaje të një ngjarje.

SHKARKO APP