Hëna e rreme. A mund të ndriçojë vërtet Kina qiellin gjatë natës?!

Një kompani kineze ka njoftuar planet ambicioze për të vënë një “hënë të rreme” në hapësirë, për të ndriçuar qiellin gjate natës.

Sipas gazetës shtetërore, zyrtarët e një instituti hapësinor privat në Chengdu duan ta vendosin këtë “satelit ndriçimi” në orbitë deri në vitin 2020 dhe thonë se kanë teknologjinë e duhur për ta bërë dhe se do të jetë mjaft e ndritshme për të zëvendësuar dritat e rrugëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportet nuk jepnin hollësi sesi “hëna e rreme” do të duket, por thuhet se do të pasqyrojë dritën në një sipërfaqe prej 10 km deri në 80 km me shkëlqim “tetë herë” sa ajo e Hënës së vërtetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajm ka shkaktuar magjepsje, skepticizëm nga shkencëtarët, shumë pyetje dhe tallje të drejtpërdrejtë.

Tani më do na duhet të presim deri në 2020 për ta parë nëse hëna e rreme do të realizohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?