Hëngri bananen e ngjitur në mur me vlerë 120 mijë dollarë, artisti ka një shpjegim
Vendosja e një bananeje në mur dhe shitja e saj për një vlerë prej 120,000 dollarë, tingëlloi e çuditshme dhe absurde, por jo të gjithë e kuptuan frymëzimin artistik që qëndron pas saj.
Por një artist i uritur, e bëri.
Këtë të shtunë, David Datuna një artist i instalimit dhe performancës, e tërhoqi atë nga muri dhe e hëngri. Qindra shikues ngëln të habitur dhe shtangën në vend.
Por ai kishte argumentat perfekte për të justifikuar veprimin e tij të befasishëm:
‘Nuk kishte fare të bëntë më vandalizmin, ishte një performancë e imja artistike dhe kurrësesi nuk kërkoj falje’, tha Datuna gjatë një konference për shtyp.
Bananja ishte një pjesë e një ekspozite të artistit të njohur italian Maurizio Cattelan, në Art Basel Miami Beach. Artisti njihet edhe njihet për skulpturat e tij sfiduese dhe të jashtëzakonshme.
Datuna e quajti Cattelan ‘një nga artistët më të mirë në botë’ . Por kur e pyetën si ishte e mundër që ai guxoi dhe hëngri artin e këtij artisti, Datuna tha:
‘Në këtë rast, nuk është si kam ngrënë art. Kjo nuk është një banane, është një koncept. Dhe unë thjesht hëngra konceptin e artistit. Kështu që unë mendoj se kjo është gjë e mirë, kjo është kënaqësi, kjo është ajo që e bën më shumë artistike’.
https://www.instagram.com/p/B5yIFp2hyE-/