Heq dorë nga “shëndeti” për vajzën

Tre vite më parë, 30-vjeçarja Monica Riley, u bë e famshme me synimin e saj në jetë që të shëndoshej sa më tepër të ishte e mundur, madje duke publikuar edhe video se si ushqehej pa fund nga i dashuri i saj.

Ëndrra e saj ishte që të shëndoshej aq sa të mos lëvize më, por kjo dëshirë e saj është lënë përgjysmë. Dëshira për të qenë një nënë, e që do të ishte e pranishme në jetën e fëmijës së saj nënë që ajo të ndryshojë totalisht stilin e saj të jetesës, por edhe profilin e saj në rrjetet sociale.

Me mijëra persona ishin bërë ndjekës të saj në Youtube, facebook dhe instagram, për ta parë se si ajo ushqehej pa fund për t’u shëndoshur. E tashmë ata, e shumë të tjerë po e ndjekin 30-vjeçaren Monica Riley, në misionin e saj akoma edhe më të vështirë atë të humbjes së “shëndetit të tepërt”.

I dashuri i saj 28-vjeçari Sid Riley, vijon të kujdeset për 30-vjeçaren, por edhe për vajzën e tyre të vogël, e cila erdhi në jetë një vit më parë.

SHKARKO APP