Hiqni dorë nga ilaçet, kjo është mënyra e thjeshtë për të trajtuar dhimbjen e kokës

Ata që vuajnë nga dhimbjet e shpeshta të kokës kanë tendencën të mbajnë gjithmonë me vete ilaçe. Por sipas disa studimeve, ekzison një mënyrë shumë e thjeshtë dhe efikase për të trajtuar dhimbjet e kokës dhe migrenën.

Hulumtimet kanë treguar se marrja adekuate e ujit zvogëlon ashpërsinë e dhimbjes së kokës. Por cila është sasia ideale e ujit? Sipas ekspertëve, shtatë gota ujë në ditë janë të mjaftueshme për të ulur intensitetin e dhimbjeve.

Kjo vlen gjithashtu për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve që kanë dhimbje koke të shpeshta. Përveç kësaj, hidratimi i trupit ka shumë përfitime të tjera dhe përmirëson gjendjen tonë fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?