Historia e zbarkimit të UFO-ve në malin Sufolk

 

Pak më përpara se ai, qëndronin disa lisa, të cilët vezullonin sikur të ishte pika e ditës …

Kështu kishte filluar misteri, i cili ka zgjatur për më tepër se 30 vite, misteri rreth së vërtetës, nëse kjo bazë kishte pasur punë me jashtëtokësorë, mister të cilin vdesin ta kuptojnë të gjithë adhuruesit e ngjarjeve misterioze.

A ka mundur të ketë qenë kjo thjesht një përplasje e aeroplanëve, pasi që në atë vend gjendej njëra nga bazat më të mëdha ushtarake të SHBA-së? Apo a kishte qenë ajo dritë e shkaktuar nga ndonjë shtëpi lokale? Apo ndoshta ndonjë lojë e ndonjë ushtari amerikan, i cili ishte mërzitur, pasi që kishte qëndruar një kohë të gjatë larg shtëpisë?

Vetëm tri vite pasi që kishte ndodhur kjo ngjarje, lajmet ishin pushtuar nga kryetitujt që ishin nxjerrë nga një raport, i cili tregonte që Pylli Sufolk më të vërtetë ishte pushtuar nga jashtëtokësorët, madje ata e konsideronin një gjë të tillë si zyrtare. Ata madje kishin shkuar aq larg, saqë kishin cituar disa nga pjesëtarët më të besueshëm të ushtrisë amerikane, duke thënë që ata kishin qenë burimet e tyre. Një banor lokal pretendonte që në afërsi të bazës ekzistonte një shtëpi me një dritë të madhe, andaj mendonte që ajo dritë mund të kishte ardhur nga atje.

Kështu ishin ngjallur debate të ashpra mes të gjithë atyre që përkrahnin idenë mbi ekzistencën e jashtëtokësorëve dhe të skeptikëve, të cilët mendonin që kjo gjë ishte thjesht një dukuri natyrore, dhe se nuk kishte asgjë të mbinatyrshme.

Mirëpo tani, një libër i publikuar përpiqet që të zbulojë të vërtetën, duke nxjerrë në pah disa prova të lidhura me këtë ngjarje, e cila me kohë ishte shndërruar në njërën prej ngjarjeve më misterioze në Amerikë.

Autori i këtij libri, Nick Pope, për tri vite ka qenë pjesëtar i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ka pasur për detyrë që të mbikëqyrë ‘Fenomenin e Paidentifikuar në atë Zonë’, i cili ishte edhe termi më i pëlqyer i tij për të shpjeguar UFO-t. Ai thotë që puna e ka mësuar që t’i respektojë gjërat e pashpjegueshme dhe në asnjë mënyrë ai nuk e përjashton mundësinë e ekzistencës së tyre.

Gjatë shkrimit të librit të tij ai ka bashkëpunuar me dy dëshmitarë të rastit rreth asaj se çfarë kishte ndodhur në qiellin e asaj nate të vitit 1980. Bashkëpunëtorët e tij ishin Airman Burroughs dhe mbikëqyrësi i tij Jim Penniston. Të dy janë pensionuar nga ushtria, mirëpo ende janë të shqetësuar nga ajo se çka kanë parë në atë natë.

Kujtimet e tyre për skenën e asaj ngjarjeje janë të kundërta. Burroughs e kujton vetëm dritën që i kishte rënë në sy dhe e kishte lënë të shtangur më pas nuk i kujtohet se çka ka ngjarë.

Mirëpo, Penniston kishte arritur të shkojë në afërsi të një objekti, i cili kishte formën e një tripodi dhe ishte i krijuar nga metali. Ai ishte ndalur për të pushuar në atë vend dhe kishte arritur të fotografojë dritën e çuditshme, e cila ishte e bardhë në qendër, mirëpo e kaltër në skaje. Pasi që ishin zhvilluar, fotografia kishte dalë shumë e turbullt.

Zemra e tij kishte filluar të rrahë me të madhe, për shkak të frikës që kishte ndier në momentin, kur i ishte afruar objektit të çuditshëm, kishte vënë dorën mbi të dhe ai thotë që kurrë nuk kishte prekur diçka më të lëmuar. Ai pastaj kishte larguar duart nga objekti, i cili ishte ngritur ngadalë nga toka, dhe pasi kishte arritur një distancë të konsiderueshme, ajo kishte fluturuar me një shpejtësi të papërshkrueshme.

Pasi që ishin këndellur Burroughs dhe Penniston kishin vërejtur shenjat e tripodit në tokë, ku me shumë gjasë kishte qëndruar aeroplani i jashtëtokësorëve.

Pra, baza ushtarake amerikane kishte qenë dëshmitare e zbarkimit të një aeroplani të UFO-ve.

SHKARKO APP