Historia që ka tronditur të riun: Jam shokuar, nëna ime është abuzuar seksualisht nga i vëllai
“E dashur psikologe, një mike e ngushtë e nënës sime më ka treguar një histori që më ka tronditur. Ajo më tha se nëna ime është abuzuar seksualisht kur ka qenë fëmijë nga vëllai i saj, që i bie të jetë daja im.
Mikja e mamit gjithashtu më tregoi se ajo është e shqetësuar pasi ai mund ta bëjë përsëri këtë veprim të pështirë me mbesën time që është 8 vjeç. Ai jeton 200 milje larg nesh dhe nëna ime nuk ka kontaktuar kurrë me të.
Unë jam një djalë 18 vjeç dhe mamaja nuk ka folur kurrë për këtë ngjarje. Ajo është 43 vjeç dhe tani po përpiqet të rimarrë veten nga divorci me babin. Jam i sigurt se nëna ime nuk do dëshironte që ta bëja publike këtë ngjarje, por nuk di si të veproj”, është shprehur djali 18-vjeçar.
Psikologia: Juve keni marrë një informacion shumë të vështirë dhe është normale që të shokoheni dhe të mërziteni. Mesa kuptova unë, daja juaj nuk ka asnjë kontakt me ju dhe nuk përbën rrezik për mbesën tuaj, por është e frikshme të mendosh se fëmijët përreth tij mund të jenë të rrezikuar dhe të përjetojnë të njëjtën histori si nëna juaj.
/Ora News