Hithra, bima që “falimenton” farmacitë!

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por pavarësisht drithërimës është e pamundur të heqësh dorë prej saj. Në Shqipëri, Kosovë e Shkup përdorimin më të shpeshtë e gjen si mbushje në gatimet e byrekut, por edhe të zier si sallatë.

Por hithrat janë përdorur prej shekujsh edhe për të kuruar simptomat e alergjive veçanërisht ato të shkaktuara nga poleni dhe pluhuri. Hithra është aq e mirë saqë praktikisht mund të çojë në falimentimin e farmacive.

Ajo që duhet të dimë është se në luftën kundër alergjive, të gjitha ilaçet shoqërohen me efekte të shumta anësore. Ndërsa hithra jo vetëm që nuk ka asnjë efekt anësor por edhe të jep përfitime të tjera shëndetësore. Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, azmës, bronikitit, gurëve në veshka dhe sklerozës.

SHKARKO APP