Homazhe viktimave të Covid, artisti krijon 6561 lule metali për ata që humbën jetën
Artisti suedez Geert van der Vossen ka krijuar një vend homazhi për ata që nuk e përballuan dot betejën me Covid- 19.
Ai punoi rreth 6561 lule metali dhe i vendosi në një fushë, në shenjë respekti për viktimat, në mënyrë që të kishin një vend që t’i përkujtonte.
“Kur pandemia shpërtheu në Suedi, numrat ishin të lartë dhe unë doja të bëja diçka për këta njerëz. Ishte e tmerrshme dhe e çuditshme ajo që po ndodhte. Kështu fillova të bëja lule metali dhe i vendosja çdo ditë në këtë fushë. Një lule për çdo pacient që humbte jetën nga covid 19”.
Van der Vossen kontrrollonte çdo ditë statistikat në faqen e Autoritetit Shëndetësor në Suedi dhe më pas niste punën në punishten pranë shtëpisë, ku e shndërronte hekurin e nxehtë në petale lulesh.
Fusha pranë shtëpisë së tij tanimë është shndërruar në një varrezë metalike, me shenjat e kohës që kanë ndryshkur lulet metalike.
Arsyeja tjetër se përse e nisi këtë projekt, ishte për shkak të pamudnësisë që krijoi pandmeia që gjithkush ti qendronte afër familjarëve të prekur me covid. Mendova se këta njërëz duhet të kishin vëmendjen dhe përkujdesin që meritonin.