Horoskopi për vitin 2020

Dashi

Ngjarjet më të rëndësishme

Viti i ri do të nisë me ndryshime për ju të shenjës së Dashit. Më 12 Janar kur Saturni dhe Plutoni do të jenë në të njëjtin vend duke sjellë ndryshime të mëdha në fushën e karrierës. Gjithashtu në mes të sezonit të sezonit tuaj, Jupiteri, planeti i fatit do të godasë Plutonin duke ju sjellë siguri në xhepat tuaj, sa i përket anës ekonomike. Duhet të punoni sa më shumë këto muaj, pasi në vjeshtë, Marsi do të shkojë në retrogradë duke e bërë shenjën tuaj dembele. Por mos u tërhiqni: Deri në fund të vitit 2020, kur Jupiteri dhe Saturni do të takohen në shenjën e Ujorit do të keni më shumë energji për jetën tuaj sociale.

Dashuria

Përpiquni të kuptoni që partneri juaj po e përballon nivelin e lartë të suksesit që do të keni gjatë vitit të ri. Ju nuk duhet të zgjidhni mes punës tuaj të ëndrrave dhe lidhjes. Nëse në mes të vitit, gjërat bëhen paksa të vështira me partnerin tuaj mos u shqetësoni. Do të jeni në rrugën e duhur kur një eklips do ju dërgojë mesazhe në mënyrën më sensuale.

Jeta sociale

Këtë pranverë, ju jeni duke pastruar shtëpinë. Nga 21 Marsi deri në 1 Korrik, do të hiqni “miq”, të cilët në të vërtetë nuk janë kujdesur për ju, duke ju bërë të shpenzoni më shumë kohë në udhëtime Mund të duket e vështirë, por në mes të verës do të ndjeheni më të fortë se kurrë.

Të ardhurat

Me Jupiterin duke e ngritur zonën tuaj të punës ëndrrat tuaja për të qenë shef po bëhen realitet. Do të jeni të zënë. Shmangni shpenzimet impulsive, por prapëseprapë prenotoni një masazh ose merruni me një hobi që do ju ndihmojë të qëndroni të qetë.

Demi

Ngjarjet më të rëndësishme

Bashkimi mes Saturnit dhe Plutonit në Janar do ju shtyjë me kokëfortësi për të vënë në pikëpyetje çdo gjë. Pas pranverës, Saturni hyn në Ujor kështu që prisni më shumë përgjegjësi në punë, por gjithashtu ngritje në detyrë dhe rritje rroge. Në fund të vitit njerëzit që keni takuar do ju frymëzojnë të përfshiheni më shumë në ato çfarë kanë rëndësi për ju. Ndoshta do të gjeni një hobi të ri. Gjithashtu gjatë këtij viti do të krijoni shoqëri të reja që kanë të njëjtat vlera si ju. Këtë vit do të ndiheni më të pjekur si dhe më i përgjegjshëm, diçka e tillë quhet rritje.

Dashuria

Ky vit do të jetë i mbudhur me shumë eksplorime. Diçka e tillë do të thotë që ndarjet janë të pashmangshme,por vetëm sepse një kapitull i ri romantik duket në horizont. Edhe nëse hyni në një lidhje të re, apo i jepni energji të reja asaj që keni aktualisht këtë vit do të mund të bëni atë çfarë doni në të vërtet.

Jeta Sociale

Miqtë do të jenë pranë jush më shumë se kurrë këtë vit, kështu që duhet të jeni falenderues. Ata do të flasin me ju për të gjitha krizat që do të kaloni, sidomos në datat 23 Janar, 14 Maj dhe 30 Qershor, atëherë kur do ju duhen më shumë.

Të ardhurat

Këtë vit do të jeni plot me ide të reja sa i përket punës. Vërini në zbatim ato dhe shijoni lavdinë. Megjithatë sërish përpiquni të jeni të kursyer sa i përket parasë, ndonëse pritet të keni më shumë sesa vitin që lamë pas.

Binjakët

Ngjarjet më të rëndësishme

Ky vit i ri ka të bëjë vetëm me rritjen tuaj Binjak. Në fillim do të hezitoni të përshtateni me një punë të re, por deri në prill do të jetë kjo situatë, pasi më pas do të mësoni vlerën që ka t’i përkushtohesh diçkaje apo dikujt. Pak para sezonit të Binjakëve, më 13 maj, Venusi do të shkojë në mënyrë retrograde në shenjën tuaj, duke ju bërë të rimesoni gjithçka që keni menduar se keni ditur për marrëdhëniet. Eklipset në qershor do të ndryshojnë situatat me bashkëpunëtorët tuaj, prandaj prisni ndryshime të mëdha nga njerëzit që ju rrethojnë.

Dashuria

Gjërat po bëhen pak më serioze për ju dhe ndiheni gati për të eksploruar ndjenja të fuqishme dhe intimitet të vërtetë. Këtë vit pritet të zhyteni thellë në një marrëdhënie të gjatë. Deri në fund të vitit 2020, ju do të dini saktësisht se çfarë ju nevojitet në mënyrë që të ndjeheni të kënaqur si në mendje, trupi dhe shpirt, gjithashtu do të dini saktësisht se si ta merrni atë.

Jeta sociale

Askush nuk e dëshiron më shumë një festë sesa një binjak, por do të dëshironi të kaloni më shumë cilësore me miqtë e ngushtë. Bëni kujdes, mos u mbështetni shumë tek ata, pyesni edhe për jetën e tyre, për të mos shkaktuar sherr më 9 shtator.

Të ardhurat

Përfshihuni në atë projekt që keni me pasion pasi Jupiteri u kthye në anën tuaj për t’ju mbajtur të frymëzuar. Vetëm mos u frymëzoni aq sa të hidhni sa të boshatisni të gjithë të ardhurat, përpara se të bëni një kontroll të dytë në mënyrë që të mund ta përballoni atë.

Gaforrja

Ngjarjet më të rëndësishme

Viti i ri do të thotë se dhe ju do të keni gjëra të reja. Data 12 Janar do të përkojë me ndryshimin me të madh të vitit. Bashkimi i Saturnit dhe Plutonit në shenjën e Bricjapit do të sjellë ndryshime shumë të mëdha. Nëse po merreni me disa miq ‘toksik’ ky ndryshim i madh do të bëjë që të hapni veten tek persona të rinj dhe më të mirë. Këta njerëz do të kenë shumë ndikim në mënyrën sesi do të shprehni veten. Në Nëntor, Jupiteri dhe Plutoni bëhen bashkë për të siguruar jetën tuaj sentimentale, ndërsa në fund të Dhjetorit, Jupiteri hyn në zonën tuaj të përgjegjësisë.

Dashuria

Këtë vit do të jeni me fat në sektorin e ndjenjave ju të Gaforres. Lidhja e fortë që patët në fillim të viti do të ndikojë si në lidhjet romantike,ashtu edhe në ato platonike duke ju bërë të hiqni dorë nga një zakon të keq që keni. Nuk është asnjëherë e thjeshtë të thuash ‘mirupafshim’, por ju po shkoni për diçka shumë të madhe.

Jeta Sociale

Do të shoqëroheni me dy grupe miqsh të afërt, të cilët nuk do të shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe është në dorën tuaj t’i ndihmoni. Ftojini për të pirë diçka në 21 Qershor për të qetësuar situatën.

Të ardhurat

Ju jeni gati të punoni si nga shtëpia ashtu edhe nga zyra. Jupiteri do ju ndihmojë që të forconi pozitat në punë, në mënyrë që të drejtoni dhe të keni sa më shumë të ardhura.

Luani

Ngjarjet më të rëndësishme

Në fillim të vitit, luftërat tuaja me shëndetin do të arrijnë një kulm dhe ju e dini se duhet të filloni t’i kushtoni vëmendje në të mirë vetes. Gjithmonë ka kohë për t’u kujdesur për veten dhe kjo vetëm do të ndihmojë në minimizimin e ‘çmendurisë’ së vitit 2020. Në Mars, Saturni hyn në Ujor në sektorin e marrëdhënieve tuaja dhe Venusi hyn në Retrograde duke goditur nga 13 maj deri më 25 qershor zonën tuaj të miqësisë. Nëse njerëzit po përfitojnë nga ju, tani është koha për t’i prerë këto marrëdhënie dhe për të ecur përpara për të gjetur njerëz të vërtetë. Nëse jeni duke frikësuar , mos u ndjeni të tillë, pasi kjo është një gjë e mirë dhe nuk do të jetë katastrofa që ju po imagjinoni. Në datën 21 Dhjetor do i kuptoni të gjitha dhe është momenti që keni pritur.

Dashuria

Ky vit shënon fillimin e një kapitulli krejtësisht të ri, të mbushur me angazhime dhe një lidhje ‘kozmike’. Edhe takimet më të mund të çojnë në implikime të përjetshme. Me kaq shumë magji në ajër, 12 muajt e ardhshëm do ju shoqërojnë me një shkëlqim romantik.

Jeta Sociale

Mos u frikësoni sepse disa prej miqësive tuaja nuk do të rezultojnë aq të vërteta sa i mendonit. Qëndroni në gatishmëri të lartë dhe në fund të pranverës do ta kuptoni pse. Do të kaloni mirë një kohë të mirë me shoqërinë tuaj në datën 29 Korrik.

Të ardhurat

Aftësia juaj për të gjetur zgjidhjen më të ndërgjegjshme në punë është gati shpërblejë me medalje ari. Jupiteri ju mbron këtë vit dhe do t’ju ndihmojë të përqendroheni, kështu që investoni në rritjen tuaj personale.

Virgjëresha

Ngjarjet më të rëndësishme

Në janar, jeta juaj do të pësojë një ndryshim drastik, por nuk do të jetë e lehtë. Së shpejti do të mësoni se ngutja për të paraqitur versionin më të pëlqyeshëm të vetes është në të vërtetë duke ju mbyllur në vetvete. Mbajtja tek e kaluara nuk ju lejon të merrni promovime, marrëdhëniet dhe miqësitë që donit, kështu që këtë vit duhet të vendosni veten në vend të parë si dhe hapësirën tuaj. Pasi të filloni të ndjeheni si një person i plotë , jeta juaj shoqërore do të bëhet edhe më e mirë. Në verë eklipset ju frymëzojnë të filloni të kërkoni gjërat që dëshironi, të cilat mendonit se ishin shumë për ju. Nëse ndonjë shenjë e fortë për të përballuar pasojat, ajo jeni ju.

Dashuria

Nëse fillimisht jeta juaj ju duket rrëmujë, diçka që e keni të sigurt është tufë planetësh që lundrojnë nëpër zonën tuaj të dashurisë dhe krijimtarisë. Do të gjeni veten të lidhur me njerëzit që i shihni si seksi, frymëzues dhe energjik. Zakonisht drejtoheni nga intelekti, por këtë vit do jeni më të dhënë drejt pasionit.

Jeta Sociale

Koha për të treguar sesa jeni rritur gjatë vitit 2019. 21 qershori dhe 5 korriku janë datat kryesore për të rikthyer të gjithë dashurinë që ju kanë dhuruar. Tashmë është radha juaj për të qenë një mik i mirë.

Të ardhurat

Në punë do të krijoni një qëllim për veten tuaj, të cilin e kërkon askush t’a bëni, por marrja e kësaj iniciative do të çojë në shpërblim. Jupiteri po përforcon aftësitë tuaja për të shkruar, folur dhe analizuar, duke ju dhënë mundësinë për t’u realizuar.

Peshorja

Ngjarjet më të rëndësishme

Ju pret një lëvizje e madhe, dhe gjëra spektakolare do të ndodhin sapo të vendoseni ku duhet. Romanca do të kalojë në plan të dytë pasi Venusi në pranverë do t’iu bëjë të besoni se dashuria ka vdekur, ose më e pakta që është shumë e mërzitshme pasi ju duhet të fokusoheni tek familja, puna, dhe vetja juaj momentalisht. Kjo nuk do të thotë që do jesh përgjithmonë vetëm. Nga fundi i vitit, regresi i Marsit në zonën tuaj të dashurisë do të përfundojë pasi Jupiteri dhe Saturni do të vinë në zonën tuaj të romancës dhe seksit. Dashuria juaj do të ketë potencial të fortë, por deri atëherë ti do të jesh po aq e lumtur, ose edhe më e lumtur duke e jetuar jetën si një grua e pavarur.

Dashuria

Pa ndonjë marrëdhënie serioze ne horizont do të kthehesh përsëri në atë energji flirtuese dhe të brishtë që ke humbur (dhe që të gjithë të tjerëve iu mungon). Pra, bisedo me atë vajzën seksi, shkruaji atij djalit bukurosh që nuk ju gjykon për të qënurit vetvetja. Besojini rastësisë dhe argëtohuni!

Jeta Sociale

Këtë vit, ju mund të “digjeni” nga të dalat me miqtë tuaj ndaj duhet të jepni vetes pak kohë dhe të mbani distancë, mbase duke qëndruar në shtëpi ose vetëm. Kjo mund të krijojë distancë nga grupi juaj i ngushtënë 1 korrik, por mos u shqetësoni: Ata do të pështaten dhe do ta kuptojnë sjelljen tënde.

Të ardhurat

Me Jupiterin që e ngre zonën e punës të shenjës tuaj gati për tërë vitin, ëndrrat tuaja për tu bërë shef dhe për të drejtuar po bëhen realitet. Do të jeni të zënë. Shmangni shpenzimet impulsive, por prapëseprapë prenotoni një masazh një herë në disa kohë për t’ju ndihmuar të qëndroni të qetë.

Akrepi

Ngjarjet më të rëndësishme

2020 po i shemb të gjitha muret për të cilat je i famshëm. Saturni zhvendoset tek Ujori në Mars, gjë që shënon fillimin e një cikli të ri që përqendrohet tek shtëpia, familja dhe çdo “themel” tjetër në jetën tuaj. Po fillon ta pranosh që ndonjëherë thjesht duhet të mos marrësh përsipër gjithçka vetë dhe të mbështetesh në ndihmën e të tjerëve. Shkoni tek prindërit, miqtë apo partneri dhe tregoni të gjitha ndjenjat tuaja. Në vjeshtë, regresi i Marsit ua bën të vështirë që të ndjeheni të motivuar në punë dhe me rutinën tuaj, kështu që përdoreni këtë kohë për të rishikuar mënyrat se si të kujdeseni për shëndetin tuaj.

Dashuria

Pas 11 marsit, nëse jeni single, një marrëdhënie tepër pasionante, sensuale dhe romantike pritet të vijë. Deri në fillim të qershorit, shumë prej jush të shenjës së Akrepit, gjithsesi duhet të merrni vendim midis të shkuarës dhe të tashmes. Besojini zemrës, instiktet tuaja janë të sakta. Të paktën keni mësuar disa gjëra dhe duhet të kënaqeni duke qenë përsëri beqarë.

Jeta Sociale

Ti je gati për të nisur një udhëtim të mbushur me drama. Mundohuni ti mbani për vete të gjithë shpërthimet, veçanërisht në Halloween. Drejtojini gjërat me kujdes dhe diplomaci dhe të gjithë do të jeni mirë.

Të ardhurat

Megjithëse ju preferoni të qëndroni “në shina”, suksesi juaj në karrierë dëshiron që ju të jeni në qendër të vëmendjes. Do të nisni një lojë të mirë me Jupiterin në zonën tuaj të komunikimit, gjë që do ju ndihmojë të gjeni fjalët e duhura për t’i bërë përshtypje edhe shefit tuaj.

Shigjetari

Ngjarjet më të rëndësishme

Fillimi i vitit ju mëson se të jeni më i kujdesshëm me financat tuaja është diçka që duhet të provoni. Në Mars, Saturni, planeti i përmbajtjes, hyn në Ujor, që do të thotë që po mësoni të përdorni edhe më shumë vetëkontroll në jetën tuaj. “Do të riprogramoni” trurin tuaj për të qenë më të organizuar, gjë e cila pavarsisht sa e mërzitshme duket, duhet bërë. Në maj, regresi i Venusit sinjalizon ndarje ndërsa eklipsi hënor i 30 nëntorit qartëson fatin e çdo marrëdhënie të konsumuar. Mos u streso: Dy javë më vonë, një eklips diellor ndez diçka madhore, duke ju dhënë ndjesi të mira përsëri.

Dashuria

Kohët e fundit, gjithçka është ndier paksa intensive dhe në tension, por ju po shkoni saktësisht atje ku duhet të shkoni dhe jeni në rrugën e duhur. Një seri e re eklipsesh në boshtin Binjakët-Shigjetari po fillon, dhe në dhjetor, më në fund do të jeni gati për tu përkushtuar. Pavarësisht nëse jeni në takimin e parë, duke e çuar situatën tuaj aktuale në nivel tjetër, ose duke rimenduar ishin tuaj, këto eklipset e mbingarkuara me shumë gjasë do t’ju drejtojnë drejt një “Përgjithmonë bashkë”.

Jeta sociale

Mos lejoni askënd të përfitojë nga bujaria juaj këtë vit. Ju keni një dell idealist që do t’ju verbojë nga të metat e dukshme që kanë disa nga miqtë tuaj. Koha ideale për t’u ndarë nga miqtë e shtirur është nga 5 qershori deri në 30 nëntor.

Të ardhurat

Ju keni plane të mëdha në trurin tuaj, por përpiquni të mendoni me këmbë në tokë, sepse me Jupiterin që forcon sektorin tuaj financiar, do të duhet të përqendroheni më shumë në faktin se si të kurseni dhe shpenzoni me përgjegjësi.

Bricjapi

Ngjarjet më të rëndësishme

Përgatituni: Eklipsi hënor i Janarit do të nxjerrë nga marrëdhënia jote “mbeturinat”. Saturni hyn tek Ujori në muajin Mars, duke ju ndihmuar të sfidoni veten si dhe duke sjellë njerëz të rinj në jetën tuaj, me të cilët mund të ndërtoni marrëdhënie më të forta dhe më të shëndetshme. Më në fund, në dhjetor do të merrni shpërblime të mëdha për të gjithë punën e këtij viti.

Dashuria

Me kaq shumë planetë që lëvizin aktualisht përmes shenjës tuaj, çdo fushë e jetës tuaj po ndryshon. Nëse jeni në një marrëdhënie do të mund të realizoni dëshirat tuaja, dhe prisni ndonjë propozim. Nëse jeni beqar prisni të gjeni shpirtin binjak në gjashtë muajt e parë të vitit.

Jeta sociale

Jeni përqëndruar në faktin se duhet të shoqëroheni me njerëz që janë në nivelin tuaj dhe që ndajnë të njëjtat ambicie me ty. Do të zgjeroni rrethin tuaj të brendshëm nga 9 shtatori deri më 14 nëntor.

Të ardhurat

Me Jupiterin në shenjën tuaj, ëndrrat tuaja më të mëdha mund të bëhen realitet. Merrni rrisqe të guximshme, dhe besojini universit.

Ujori

Ngjarjet më të rëndësishme

Punuat fort vitin e kaluar, por ky vit do të jetë më i lehtë dhe më qejf. Mund të bëni miq të rinj dhe lidhjet tuaja do të jenë shumë të forta. Më 7 nëntor 2018, Jupiteri u shprëngul në shenjën e Shigjetarit ku do të qëndrojë deri më 2 dhjetor dhe do të vizitojë shtëpinë tuaj të të miqësive, shpresave dhe dëshirave. Këtë vit do të realizoni një ëndërr.

Dashuria

Eklipset e këtij viti do të testojnë forcën dhe durimin e një marrëdhënieje të ngushtë në të cilën jeni të përkushtuar për momentin, qoftë romantike ose profesionale. Deri më tani, e dini kush ju qëndron besnik dhe kush jo.

Jeta sociale

Do të shihni qartë karakterin e vërtetë të një personi pranë jush, dhe ky zbulim do të jetë ose shumë pozitiv ose krejt e kundërta. Këtë vit do të dilni, përshëndesni e njihni njerëz të rinj por këta miq të rinj, me siguri do të kenë të shkuara të ndryshme nga tuajat dhe ju do ta shijoni diversitetin që do t’ju sjellin në jetë.

Të ardhurat

Më 28 qershor do të lëvdoheni e do të reklamoheni nga një person i rëndësishëm ose do të merrni një ofertë pune nga një kompani konkurrente. Mund t’ju ofrohet një pozicion i ri ose një rritje rroge gjatë tetorit, por kini kujdes nga Mërkuri në prapavijë. Mos firmosni asgjë për sa kohë Mërkuri është në prapavijë, pasi rezultati s’do të jetë i dëshiruari.

Peshqit

Ngjarjet më të rëndësishme

Me të nisur 2020-a, Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit, do t’ju ndihmojë që të nxirrni në pah talentet tuaja dhe të aftësoheni në fushën e komunikimit në të gjitha format. Jupiteri do të jetë te Shigjetari dhe do të ndikojë të shtëpia dhe familja. Edhe pse duket si një vit i ngarkuar, do të keni mjaftueshëm kohë për qejf dhe dashuri dhe në të njëjtën kohë do të udhëtoni për shumë arsye.

Dashuria

Do të keni dy periudha speciale. Nëse jeni single, koha më e mirë për të gjetur dashurinë është në fillim të shkurtit. Shkurti gjithashtu do të jenë muaj i mbarë edhe për ata që janë në një lidhje, sidomos datat afër festës së Shën Valentinit.

Të ardhurat

Do të jeni në vendin e duhur, në kohën e duhur e do të shfrytëzoni mundësitë që do t’ju paraqiten. Në 2020, Jupiteri do të jetë në shtëpinë tuaj të dhjetë të ndereve, çmimeve dhe arritjeve. Me siguri do të kontribuoni bujarisht në industrinë ku punoni dhe do të lini shenjën tuaj. Pas 7 tetorit, Urani do të dalë nga shtëpia juaj financiare dhe ju presin ditë të bardha./Opinion.al

SHKARKO APP