Humbi nënën nga kanceri, mësuesja birëson nxënësin me sindromën Down

Një mësuese ka birësuar studentin e saj me sindromën Down pasi nëna e tij vdiq nga kanceri i gjirit. Kerry Bremer, 52-vjeçare tha se i pëlqeu fëmija që kur e pa për herë të parë.

Takimi i saj me Jake Manning, sot 14 vjeç, dhe nënën Jean u bë para katër vitesh kur ata u shpërngulën nga Florida për në Massachusetts.

“Ai është kaq i adhurueshëm. I do të gjithë, është shumë i zgjuar dhe i qeshur”, tha Bremer për “Boston News”.

Kerry vendosi të birësojë djalin kur dëgjonte shqetësimet e nënës se çfarë do ndodhte me të birin nëse do sëmurej. Në maj, Bremer dhe bashkëshorti i saj, David u bënë zyrtarisht kujdestarët e Jake.

SHKARKO APP