Humbi portofolin 25 vjet më parë, e gjen duke peshkuar
April Bolt, një grua amerikane në shtetin e Karolinës së Jugut, ka gjetur portofolin e saj të humbur 25 vjet më parë.
Gjatë një pikniku me familjen e saj në vitin 1992, April ka harruar portofolin e saj në një anije. Dikush e mori atë, i mori paratë dhe e hodhi në liqenin Hartëell.
Për habinë e të gjithëve, Brodie Brooks, një 11-vjeçar e ka kapur aksidentalisht teksa ishte duke peshkuar dhe kujtoi se kishte kapur një peshk të madh.
Një i afërm i fëmijës i cili ishte në peshkim me të tha se mendonin se ishte një “thesar”.
Është hera e parë që kap diçka të tillë”, ka thënë ai.
Portofoli i është dorëzuar pronares dhe ajo është surprizuar kur ka gjetur të gjithë përmbajtjen e saj të paprekur, përfshirë fotografitë, kartat e kreditit, buzëkuq dhe krëhër.