Humus për bimët, krijohet arkëmorti ekologjik
Një kompani holandeze ka krijuar një arkëmort ekologjik që shndërron një trup njerëzor në lëndë ushqyese për bimët. Ai përbëhët nga mikeliumi, struktura rrënjësore nëntokësore e kërpudhave, që është ricikluesi më i madh i natyrës.
Një kompani holandeze ka krijuar një arkëmort të biodegradueshëm, të bërë nga një kërpudhat, në vend të drurit, që mund të shndërrojë një trup njerëzor në lëndë ushqyese për bimët.
Arkemorti është bërë nga miceli, struktura rrënjësore nëntokësore e kërpudhave, dhe mbushet me një shtrat myshku për të stimuluar dekompozimin.
“Mikeliumi është ricikluesi më i madh i natyrës”, tha Bob Hendrikx, krijuesi i arkemortit. Ai gjithashtu gllabëron toksinat dhe i kthen ato në lëndë ushqyese.
“Është përdorur madje në Çernobil për të pastruar tokën e ndotur atje nga katastrofa bërthamore”, tha Hendrikx.
Arkemorti është “rritur” si një bimë brenda një jave në laboratorin e kompanisë duke përzier micelin me copa druri. Pasi miceli është rritur përmes copëzave të drurit, arkivoli është tharë dhe ka forcë të mjaftueshme për të mbajtur një peshë deri në 200 kilogramë.
Pasi të varroset, bashkëveprimi me ujin nëntokësor do të shpërndajë arkivolin brenda 30 deri në 45 ditë.
Zbërthimi i trupit vlerësohet të marrë vetëm 2 deri në 3 vjet, në vend të 10 deri në 20 vjet që duhen me arkivole tradicionale.
Vlera e një arkemorti ekologjik shkon në 1500 euro për copë dhe deri më tani kompania ka shitur 10 të tillë.