I bien pantallonat para presidentes kroate!
Të gjithëve u ndodh në jetë, dashje apo dashje, vihet në situata të sikletshme, por ndodh rrallë që të bien pantallonat para numrit një të shtetit, aq më tepër kur ajo është femër, në një ceremoni zyrtare .
Presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç, në një ceremoni të zhvilluar në Zagreb iu dhuroi Kartën e Republikës së Kroacisë anëtarëve të Komitetit të Helsinkit në Kroaci.
Por gjatë fotografimit të përbashkët, udhëheqësit të kësaj organizate, Ivan Zvonimir Cicak, i është prishur rripi i pantallonave dhe ato i kanë rënë , gjë që ka krijuar një situatë komike.