I dënuari bëhet matematicien! Mësoi vetë matematikën në burg, tani zgjidh probleme të rënda
Një vrasës i dënuar në një burg amerikan, ka mësuar vetë bazat e matematikës së lartë, ndërsa shkollën e kishte lënë që në gjimnaz. Tani ai shkruan për revista shkencore të matematikës, dhe ka zgjidhur një problem të ndërlikuar aritmetik.
Një histori e denjë për një film në Holwood është ajo e të dënuarit Christooher Havens. I dënuar për vrasje me 25 vjet, ai e gjeti qetësinë në ambjenetet e burgut te matematika. Udhëtimi i tij në formulat matematike e çoi në atë që të botojë punime në revista akademike të fushës. Duke përdorur vetëm stilolaps dhe letër në burg, Havens gjeti një zgjidhje për problemin matematik, që nga koha e Euklidit, shekuj më pare, për fraksionet e vazhdueshme.
Më herët, Havens i shkruante një matematiceni se ishte i interesuar për libra mbi teorinë e llogaritjes dhe numrave, pasi numrat ishin bërë misioni i tij.
E kam nisur nga e para dhe po mësoj vetë, teksa shumë probleme më marrin shumë kohë për t’i zgjidhur sepse nuk kam një mësues këtu – shkruante Havens.
Ndërsa matematikani Umberto Cerruti pranoi të ndihmonte, filloi ti dërgonte edhe probleme matematike për ti zgjidhur. Gjetjet në matematikë të të dënuarit Havens, të botuara në revistën Research in the Number Theory, treguan për herë të parë disa rregullsi në përafrimin e një klase të madhe numrash. Ky rezultat mund të hapë fusha të reja të kërkimit në teorinë e numrave.
Sa i përket njohjes me matematikën në burg, vetë Heavens rrëfen: “Kishte më pak se një vit që isha burg. Shkollën e kam lënë dhe hyra në rrugë të keqe. Fillova të pija drogë dhe shkova deri në krimin për të cilin jam dënuar. Këtu, në izolim, kuptova se më pëlqenin numrat. Kaloja diku rreth 10 orë në ditë duke studiuar. Ky ishte moment i rëndësishëm në jetën time. “
Havens aktualisht po ndjek studimet me postë për gradë shkencore nga Universiteti Shtetëror Adams, ndërsa ka krijuar edhe një klasë matematike për shokët e tij të burgut ku jep mësim. Havens në intervistat e tij thotë se kontributi i tij në matematikë është një mënyrë që ai të paguajë “borxhin e tij ndaj shoqërisë”.