I derdh pijen në fytyrë, banakierja zhdëp në dru klienten (VIDEO)

Një punonjëse e pikës McDonald’s ka rrahur keq një kliente, e cila u mundua të mbushë gotën me lëng pa paguar.

Pamjet filmike janë postuar në Facebook nga Marie Dayag nga Nevada, e cila tha se sherri filoi për shkak të klientes.

“Vajza kërkoi për një gotë tjetër dhe banakierja mbylli makinerinë e pijeve sepse nuk donte ta lejonte ta merrte falas”,tha Marie.

Duket se debati nuk u mbyll këtu pasi klientja guxoi ti hidhte gotën me lëng në fytyrë. Banakierja nuk arriti të ruante qetësinë dhe e rrahu në mes të restorantit, ndërsa punëtorët e tjerë u munduan t’ia hiqnin nga duart. Marie jeton në Nevada por ka lindur në Kaliforni dhe nuk dihet se ku ka ndodhur sherri.

https://www.facebook.com/sheniq.videos/videos/455656278234646/?t=0

SHKARKO APP