I verbër prej 20 vitesh, burrit i kthehet shikimi 100% pasi e përplas makina

Pic shows: Janusz Goraj who sees after being completely blind for 20 years, after being run over by a car. A Polish man who was blind for over two decades is reportedly able to see again after being hit by a car on a zebra crossing and he now works as a security guard at the very hospital where his sight miraculously returned.

Një burrë që ishte i verbër për më shumë se 20 vjet, thuhet se ka rifituar shikimin pasi u godit nga një makinë, teksa ishte duke ecur në vijat e bardha. Janusz Goraj thotë se arriti të shihte si duhet dy javë pas aksidentit.

Goraj, nga Gorzow Wielkopoliski i Polonisë, humbi shikimin në një moshë fare të re si pasojë e një reaksioni alergjik. Ai fillimisht dëmtoi retinën në syrin e tij të djathtë ndërsa me anë të syrit tjetër, ai mundte të shikonte vetëm forma dhe dritë.

Edhe pse aksidenti që ai u përfshi ndodhi në vitin 2018, Goraj u intervistua së fundmi nga media polake “Polsat News”, ku tha se shikimi i tij ka qenë i përsosur në të gjithë kohën pas aksidentit të pësuar.

Ai tha: “Unë rashë në kapakun e makinës që më aksidentoi, godita kokën dhe më pas rrëshqita dhe rashë në rrugë.”

Jansuz u dërgua në spitalin e Pavarur Provincial Publik për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të kuruar plagët e marra si pasojë e aksidentit.

Zëdhënësja e Spitalit ku u kurua Goraj, Agnieszka Wiskniewska u shpreh për mediat lokale:

Në një moshë të caktuar thyerje të tilla nuk kurohen me lehtësi, kështu që ai u detyrua të shtrohej në spital”.

Plagët e Janusz u shëruan mjaft shpejt, por mjekët mbetën të shokuar, kur burrit iu rikthye shikimi. Tashmë, Jansuz Gorja i cili punon si roje sigurie pranë spitalit ku u trajtua, nuk ka nevojë për syzet e tij të vjetra, pasi shikimi i tij është rikthyer i plotë sikurse dhe në fëmijëri.

SHKARKO APP