I veshur me kostum popullor, skocezi tregon ngjashmëritë me fustanellën shqiptare
Veshje të ngjashme me fustanellën shqiptare gjendet edhe në Skoci. Në emisionin “Escape” në Top Channel, skocezi Gordon Thomson ka zbuluar “sekretin’ që fshihet pas saj veshjesë patriotëve të tij.
Fustanellat në Skoci datojnë që nga shekulli i 16-të dhe janë simbol krenarie për klanet të cilave i përkasin dhe çdo klan ka ngjyrat dhe dizanjin e tij tipik që e dallon nga të tjerët.
Thomson ka zbuluar se në fakt arsyeja përse skocezët, e pikërisht meshkujt vishnin fustanella ishte sepse kjo veshje mundësonte lehtësi dhe prakticitet në lëvizje për luftëtarët dhe ushtarët gjatë betejave.
I veshur me kostum popullor shqiptar, Gordon Thomson nuk e ndjen veten aspak larg kulturës së tij pasi midis kulturës shqiptare dhe asaj skoceze gjen kaq shumë ngjashmëri jo vetëm në veshje, por dhe tek dashuria dhe ngrohtësia e njerëzve që e kanë shtyrë Gordon dhe bashkëshorten e tij Ana të zhvendosen nga Skocia në Shqipëri duke lënë çdo gjë pas dhe duke e krijuar familjen e tyre pikërisht këtu.