I zhvati milionat të dashurës 66-vjeçare, ja për çfarë i shpenzoi i riu paratë

Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur me një 29-vjeçar dhe një 66-vjeçare, të cilët ishin prej 18-muajsh në një marrëdhënie me njëri-tjetrin.

Christiane Shellard është zhvatur nga i dashuri i saj, Cristian Mihalea, i cili i ka marrë një hua prej 500 mijë paundësh. 66 vjeçarja i tha gjykatës se 500 mijë paund ishin për të blerë një banesë në emrin e saj ku ai mund të jetonte dhe 160 mijë paund ishin për faturat mjekësore të babait të tij. Gjithashtu ai bleu edhe një orë 4 mijë paund si dhe 42 mijë paund një makinë për motrën e tij.

I riu ka habitur gjykatësin kur është shprehur se megjithëse i ngriu të gjitha asetet që dispononte, ai i kishte harxhuar të gjitha paratë në baste online.

SHKARKO APP