Ilirët zbuluan të parët futbollin, luanin që 2 mijë vjet më parë

 

Le të dihet se dalmatët e kanë zbuluar topin dhe futbollin. Këtë e konfirmon edhe FIFA.

Fitorja e kombëtares së Shqipërisë në Erevan të Armenisë dhe kualifikimi për Kampionatin Europian "Francë 2016", mbase për shumicën në botën e futbollit është sensacion dhe befasi, ndërsa për ne shqiptarët është një ëndërr e vonuar gati 2.000 vjet!

Për shumë njerëz ky është një sensacion i llojit të vet, por dalëngadalë do të zbërthejmë këtë mister, duke sqaruar se si paraardhësit e shqiptarëve, fisi ilir dalmatët kanë luajtur futboll që para gati 2.000 vjetëve.

Nga Federata botërore e futbollit FIFA, që më 1969 është konfirmuar dhe është dëshmuar se pushtuesit romakë dhe vendasit dalmat e kanë përdorur topin në lojërat e tyre në krahinën e Dalmacisë, duke konkretizuar edhe rrethinën e qytetit Sinj, ku është zbuluar pllaka me portretin e “Voglushit me top” (Gaj Laberije),  duke pohuar se ky zbulim ka rëndësi të madhe për tërë botën e futbollit.

Dalmatët, fisi ilir në Dalmaci, e kanë shpikur dhe zbuluar topin e futbollit, siç dëshmohet, që në kohërat antike dhe ndër të tjera ata  kanë zhvillar ndeshje-gara  me pushtuesit romakë, që në kohën e sundimit të mbretit Dioklecijan, – Gaj Aurelije Valerije Dioklecijan (lat. Gaius Aurelius Valerius Diocletianus),  (Salona, 22. Dhjetor 245 – 3 dhjetor  316) që ka qënë perandor romak në periudhën e viteve 284-303.

Këtë më së miri e dëshmon edhe stela-guri i varrit të djaloshit 7 vjeçar Gaj Laberie me top në dorë, që është gjetur-zbuluar në fshatin Gardun, afër qytezës Tril në Dalmaci, që edhe FIFA e njeh si fakt historik të dëshmisë.

Kështu, tradicionalisht çdo vit, gjatë manifestimit kulturor-historik “Ditët e Dioklecijanit” që mbahen në dekadën e tretë të muajit gusht në Split, në organizim të Shoqatës sportive “Gaz” nga Trili, lojtarët dalmatë këmbëzbathur dhe pushtuesitë romak me sandale, 20 minuta do ta shtyjnë topin si në kohërat antike, ndërsa refer do të jetë vetë mbreti Dioklecijan.

(INA)

 

SHKARKO APP