Iluzioni optik bëhet viral: a mund të tregoni çfarë ngjyre janë këto sfera?
Iluzionet optike janë bërë për të trajnuar trurin, por me këtë të sotmin me siguri do të keni nevojë të mendoheni pak. Iluzioni i fundit optik i cili është bërë viral po u kërkon përdoruesve se çfarë ngjyrash janë sferat e shfaqura në foto.
David Novick, një profesor i Edukimit Inxhinierik dhe Drejtues, në Universitetin e Teksasit, ndau këtë imazh në Twitter.
Ajo tregon sfera me ngjyra të ndryshme që lundrojnë në vija të kuqe, blu dhe të gjelbra.
Por çfarë po shihni?
Ngjyrat e vijave kanë krijuar një iluzion të dukshëm optik në këtë foto dhe në këto sfera duke na dhënë përshtypjen se janë shumë ngjyrëshe.
Interesante, David thotë se sferat janë në të vërtetë në të njëjtën ngjyrë megjithëse nuk duket të jetë kështu.
Ai iu shkroi 4,641 ndjekësve të tij në Twitter: “Një iluzion optik me sfera, të cilat duket të jenë të verdha, të kuqërremta dhe të purpurta, por në fakt kanë të njëjtën ngjyrë të bardhë të lehtë”.
Shikoni çfarë ngjyre janë realisht sferat: