Instruktori i jogës: Të mos rrimë pa lëvizur në shtëpi, të merremi me ushtrime
Instruktori i jogës, Julian Bulku, përmes një lidhjeve në Skype me edicionin e lajmeve në TV Ora foli për benefitet që sjell joga.
Ai tha se nuk duhet të rimë në shtëpi pa lëvizur, por duhet të merremi me joga dhe ushtrime.
Bulku: Gjëja kryesore te një njeri është sistemi nervor, stresohemi pa pritur. Nëse rrimë pa lëvizur në shtëpi, fillojmë dhe nervozohemi. Joga në këto momente ndihmojnë çdo njeri. Sugjerohet një 1 orë e 30 minuta, ose edhe 45 minuta të bëhet në ditë. Për ata njerëz që kanë stres, joga dhe ushtrimet ndihmojnë. Gjithë sistemi trupor vihet në lëvizje kur bëjmë joga. Ne kështu i japim oksigjen trurit tonë. Rëndësi ka qarkullimi i gjakut dhe mos qëndrimi pasiv në shtëpi.