Investim për një të ardhme pa tym duhani

Ashtu si klientët e saj, kompania Philip Morris International (PMI) po zhvendos investimet nga
produktet me djegie drejt atyre me risk të reduktuar.

Autorizimi nga Agjencia e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për marketimin dhe shitjen e IQOS në Shtetet e Bashkuara, sipas ekspertëve, do t’i japë një shtysë nismës pa tym duhani.

Duhani me ngrohje po bëhet alternativa e cigareve konvencionale, pasi Philip Morris International (PMI) ka prezantuar produktin pa tym, IQOS.

Kompania thotë se ai është më afër se kurrë në shije, ndjesi dhe aromë me cigaret tradicionale, që janë faktorë të rëndësishëm për duhanpirësit që nuk duan të kalojnë nga cigaret te alternativat më të mira. Por IQOS nuk ka tym
dhe nuk digjet si këto cigare.

Për herë të parë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e SHBA lejon kompaninë, Philip Morris, të tregtojë produktin e me duhan me ngrohje në mënyrë elektronike, si produkt që “ul ndjeshëm çlirimin e kimikateve të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm”, edhe pse duhanpirësi kosumon të njëjtën sasi nikotine që gjendet në cigaret tradicionale.

IQOS nga Philip Morris International, me një treg në rritje dhe popullaritet në të gjithë botën,

është një produkt me duhan me ngrohje. Pajisja nxeh një fije duhani në 350 gradë Celsius, por nuk e djeg atë – duke krijuar një avull që çliron nikotinë. Ndryshe nga pajisjet e vaping ose cigaret elektronike, që nxehin lëngun me shije të ndryshme e që përmban nikotinë. Fijet e IQOS zgjasin rreth gjashtë minuta ose 14 të thithura – ekuivalent me një cigare tradicionale.

Martin King, drejtor ekzekutiv i PMI America thotë se strategjia e IQOS është të tërheqë
duhanpirësit aktualë, jo adoleshentët.

IQOS hyri për herë të parë në tregun global në Japoni në vitin 2014. Të paktën një studim, botuar vitin e kaluar në revistën Tobacco Control (Kontrolli i Duhanit), sugjeron që IQOS në fakt, uli normat të pirjes së duhanit, me shitjet e cigareve tradicionale që filluan të kenë rënie të konsiderueshme pas prezantimit të IQOS në 11 zona në Japoni.

“Ne morëm pjesë të madhe të tregut nga konkurrenca duke qenë shumë të suksesshëm me këtë produkt,” tha King. “Dhe kjo të lejon të jesh shumë i suksesshëm dhe shumë fitimprurës në tregu pa rritur në të vërtetë numrin e përgjithshëm të përdoruesve të nikotinës.”

Më 7 korrik, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA njoftoi se Philip Morris mund të tregtojë IQOS si një produkt që i ekspozon përdoruesit ndaj kimikateve më pak të dëmshëm sesa cigaret tradicionale. Vetëm IQOS dhe një produkt tjetër i duhanit konsiderohen si “produkte të duhanit me rrezik të reduktuar.

Studimet tregojnë se kalimi plotësisht nga cigaret konvencionale në IQOS “redukton ndjeshëm ekspozimin e trupit ndaj 15 kimikateve specifike të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme”, sipas urdhrit të FDA, i cili duhet të rinovohet pas katër vjetësh.

SHKARKO APP