Inxhinierët e Mercedes F1 prodhojnë krijojnë pajisjen e ngjashme me respiratorin

Inxhinierët e Mercedes F1 dhe Kolegji Universitar në Londër kanë krijuar një pajisje të re të frymëmarrjes për koronavirusin, që do të thotë se pacientët nuk do të kenë nevojë për shtretër të kujdesit intensiv. Kjo pajisje e re, mund të jetë në spitale brenda pak ditëve.

Ekipit të Mercedes F1 dhe akademikëve nga Kolegji Universitar në Londër ju nevojitën vetëm katër ditë për të prodhuar pajisjen e parë me presion të vazhdueshëm pozitiv për rrugët e frymëmarrjes, 100 prej të cilave tani po kalojnë në prova klinike në një spital në veri të Londrës.

Pajisja, e cila shtyn ajrin dhe oksigjenin në një maskë për të fryrë mushkëritë e një pacienti është një trajtim alternativ për njerëzit tepër të dobët që do t’i nënshtrohen procedurave invazive të ventilimit.

Tashmë ajo është nënshkruar si e sigurt për përdorim mjekësor nga mbikëqyrësi i sigurisë MHRA dhe duhet të përfundojë provën klinike për të provuar se i ndihmon pacientët.Teknika është përdorur gjerësisht në Itali, ku ventilatorët janë në furnizim të shkurtër.

Ekipi i Mercedes-AMG kanë mjetet dhe pajisjet për të ndërtuar 300 pajisje të tilla në ditë për NHS. Nëse ekipe të tjerë të F1 kontribuojnë ata besojnë se mund të bënin 1.000 pajisje të tilla në ditë.

Profesori Mervyn Singer, një konsulent për kujdesin kritik në UCLH, tha: “Këto pajisje do të ndihmojnë për të shpëtuar jetën duke siguruar që ventilatorët, një burim i kufizuar, të përdoren vetëm për personat të sëmurë më rëndë. Ndërsa ata do të testohen në UCLH së pari, shpresojmë se ata do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në spitalet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar duke zvogëluar kërkesën për stafin e kujdesit intensiv dhe shtretërit, si dhe duke ndihmuar pacientët të shërohen pa pasur nevojë për ventilim më invaziv”.

Profesori Tim Baker, një ekspert i inxhinierisë mekanike në UCL, shtoi: “Duke pasur parasysh nevojën urgjente, ne jemi mirënjohës që arritëm të zvogëlojmë një proces që mund të zgjasë me vite në një çështje ditësh.”

Bashkëpunimi u realizua përmes ‘Project Pitlane’, një kolektiv i ekipeve të Formulës 1, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar që u përgjigjen ndaj thirrjes së Qeverisë për ndihmë në prodhimin e pajisjeve mjekësore. Megjithatë, për ata pacientë të moshuar ose ‘në rrezik’ me kushte të imunitetit ose frymëmarrjes, pajisja CPAP mund të mos jetë mjaft e fortë.

SHKARKO APP