ISIS, parashikimi i frikshëm i gruas së verbër nga Ballkani

 

Njihet ndryshe edhe si “Nostradamusi i Ballkanit” pasi ka parashikuar më parë sulmet e 11 Shtatorit dhe cunamin e vitit 2004.

Disa vite më parë, Baba Vanga, një grua e moshuar dhe e verbër nga Bullgaria, thuhet se ka parashikuar edhe pushtimin e Europës nga ekstremistët myslimanë në vitin 2016.

Ajo ka parashikuar një luftë të madhe myslimane, që do niste me Pranverën Arabe në vitin 2010, do zhvillohej më vonë në Siri dhe do përfundonte me ngritjen e kalifatit në vitin 2043 me Romën si epiqendër.

Vanga vdiq në vitin 1996 në moshën 85 vjeç dhe bëri qindra parashikime në karrierën e saj 50-vjeçare.

Vlerësohet se shkalla e suksesit në parashikimet e saj ishin prej 85 për qind.

Që në fillimet e “karrierës” në vitet ‘50, ajo parashikoi ndryshimet klimaterike.

Të fiksuarit pas teorive konspirative thonë se ajo ka të drejtë edhe me parashikimin e ISIS, pasi Shteti Islamik po fiton terren dhe i është afruar kaq shumë Europës, duke ardhur deri në Libi.

Bullgarja pati parashikuar edhe që presidenti i 44 i SHBA do jetë një afro-amerikan.

SHKARKO APP