Ja çfarë ndodh kur ikin dritat në Hollandë

Një ndërprerje masive, por e përkohshme, e energjisë elektrike tronditi Amsterdamin dhe rajonet përreth tij, duke shkaktuar mbi të gjitha anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve në ardhje dhe në nisje, të aeroportit “Schiphol”. 
Administratori i rrjetit elektrik të Holandës, TenneT, bëri të ditur se një pjesë e mirë e provincës së Holandës veriore, ku banojnë mbi 2.7 milionë njerëz, u prek nga ky defekt. Operatori njoftoi vetëm pak kohë më pas se, energjia elektrike ishte rikthyer.
Edhe pse jo për shumë kohë, ndërprerja e energjisë detyroi shumë fluturime drejt Amsterdamit të devijoheshin larg aeroportit “Schiphol”, njëri nga terminalet me fluksin më të madh të udhëtarëve në Europë. Përkohësisht u vunë në funksion linjat e emergjencave, ndërkohë që defekti u shkaktua nga një problem teknik në një nënstacion të Diemenit, periferi e Amsterdamit.
Inxhinierët elektrikë të operatorit TenneT u vunë në punë për të riparuar defektin, nga i cili u prek edhe transporti publik anembanë Holandës, duke qenë se trenat anuluan udhëtimet, ndërsa disa pasagjerë mbetën të bllokuar nëpër ashensorë, tramvaje dhe metro.
Edhe spitalet funksionuan me linja emergjence, bëri të ditur televizioni publik NOS.

SHKARKO APP