Ja disa nga emojit që përdorim gabim
Keni menduar ndonjëherë se nuk po përdorni emojin e duhur për të shprehur ndjenjat tuaja?
Lista më poshtë, do të ju surprizojë dhe do ju bëjë të zëvendësoni emojit që përdorni.
Ju mund ta keni përdorur këtë emoji si një puthje, por në fakt kjo simbolizon një njeri që fishkëllen
Njerëzit besojnë se ky emoji i referohet një personi të irrituar dhe nervoz, por ne fakt simbolizon ‘fytyrën e dikut që ka triumfuar’. Wow!
Disa njerëz mendojnë se ky emoji nënkupton një kamariere me tabaka të padukshme, ose dikë që po vë në dukje arritjet e tij/saj. Në fakt, është personi i zyrës së informacionit.
Nëse doni të komplimentoni pamjen e dikujt, ju këshillojmë të mos e përdorni më këtë emoji. Nga pamja e parë , duket si një yll që po bie por në fakt nënkupton marramendjen; pak a shumë si personazhet e animuara kur goditen në kokë.
Ju duket sikur ky emoji nënkupton një person në mendime të thella, apo jo? Në fakt, ky emoji nënkupton kërkimin e faljes ndaj një personi tjetër.
Duket si një person që qan, apo jo? Në faky ky emoji simbolizon ankthin dhe stresin.
Ky emoji më së shumti përdoret si simbol i ngjarjeve të lumtura, por në fakt kjo fjongo simbolizon luftën ndaj kancerit.
Shumica e përdoruesve besojnë se ky emoji simbolizon lutjen. Por, në fakt ky është gjesi që japonezët përdorin për të kërkuar falje.