Ja katër sekretet që milionerët ua mësojnë fëmijëve të tyre
Steve Siebold, pasi i ka shpenzuar 34 vjet duke i intervistuar dhe vëzhguar më shumë se 1,200 milionerë, ka zbuluar sekretet që ata ua mësojnë fëmijëve të tyre.
Rrethojeni veten me njerëz të suksesshëm- Këtë mund ta bëni edhe duke luajtur sporte të thjeshta që dominohen nga njerëzit e pasur, siç është golfi. Kjo për shkak se duke e rrethuar veten me miq të pasur ju e krijoni një mendësi të tillë dhe krijoni lidhje të reja.
Bëni para duke zgjidhur probleme- Nëse jeni të fiksuar për t’u bërë tejet të pasur, këtë duhet ta bëni edhe duke iu ndihmuar tjerëve. Prandaj të pasurit sugjerojnë që ta investoni kohën duke ofruar zgjidhje për problemet e njerëzve.
Zgjidhni një karrierë që e adhuroni- Shumë më të motivuar do të jeni për të fituar para kur e bëni një punë që e dashuroni, sesa kur e bëni një që e urreni.
Shpenzoni me kujdes- Pavarësisht sa të mëdha i keni të ardhurat, gjithmonë duhet t’i shpenzoni paratë mençur për të qëndruar të pasur.